Dimitriev: Zgjedhjet do të jenë korrekte, demokratike dhe kredibile, sipas të gjitha standardeve evropiane

Shkup, 29 janar 2016 (MIA) - Zgjedhjet që do të mbahen do të jenë korrekte, demokratike dhe kredibile, sipas të gjitha standardeve evropiane. Standardet janë të qarta dhe të sakta, ka kushte dhe ka kohë dhe resurse që gjithë kjo të realizohet, theksoi kryeministri i obliguar për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev pas takimit që u mbajt pasdite në Qeveri me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Dimitriev vlerësoi se me ambasadorët kishin takim të mirë dhe konstruktiv në të cilin si dhe në atë paraprak i ka ekspozuar parashikimet e tij dhe aktivitetet e ndërmarra në kontekst të mandatit të tij, gjegjësisht organizimit të zgjedhjeve më 24 prill.

Ai theksoi se ndërkohë janë mbajtur edhe dy takime me KSHZ-në dhe se si Qeveri i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. "Këtë e bëjmë me të gjithë fuqinë, por edhe me përgjegjësi dhe seriozisht të vetëdijshëm se popullin e pret ajo nga ne dhe të vetëdijshëm se mbajtja e zgjedhjeve më 24 prill çon drejt daljes nga kjo krizë e cila iu imponua vendit tonë. Qytetarët e RM-së presin nga të gjithë ne që kjo krizë të përfundojë një ditë përpara dhe ne kemi përgjegjësi për ta bërë këtë", tha Dimitriev.

KSHZ-ja, theksoi, ka mandat të qartë dhe të gjithë anëtarët e saj kanë përgjegjësi para Kushtetutës, ligjeve dhe popullit të shtetit për ta plotësuar obligimin e tyre në kohë. Kjo, vlerësoi, është veçanërisht e rëndësishme pasi është e qartë se katër partitë e kanë konfirmuar Ligjin për zgjedhje ku janë vendosur të gjitha aspektet e zgjedhjeve.

"Janë dakorduar dhe votuan së bashku në parlament që ligji në të cilin qëndron se zgjedhjet do të jenë më 24 prill që do të thotë se kanë marrë obligim për këtë. Në mënyrë shtesë, parlamenti solli vendim për shpërbërjen e tij më 24 shkurt me çka u mbyllën të gjitha dilemat rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve", theksoi Dimitriev. Në rrethana normale, shtoi KSHZ-ja duhej të ishte në dijeni për vendimin për zgjedhje madje më 24 shkurt me shpërbërjen e Parlamentit dhe duhej t'i organizojë zgjedhjet me këto afate. Këtë herë KSHZ-ja ka afër një muaj e gjysmë më shumë kohë për ta bërë këtë.

"Çdo obstruksion në kudër të KSHZ-së është vetëm për prolongimin e krizës në shtet dhe thellimin e saj që nuk do të marrë mbështetje nga asnjë faktor serioz", potencoi kryeministri i obliguar për zbatimin e zgjedhjeve. 

Dimitriev i bëri thirrje LSDM-së që sot ta njoftoj KSHZ-në siç këtë e kanë bërë të gjithë partitë e tjera politike se e pranon metodologjinë për pastirm të cilën KSHZ-ja njëzëri e miratoi pastaj që ky Komision menjëherë do të mund të fillojë me pastrimin e Listës zgjedhore.

"Për Listën zgjedhor isha i informuar se të gjithë partitë përveç LSDM-së kanë hequr dorë nga të gjithë amandamentet që i kanë dorëzuar dhe se KSHU-ja e konfirmoi propozim-metodologjinë njëzëri me pajtuehsmëri nga të gjithë anëtarët me mbështetje madje edhe nga ata të cilët janë të propozuar nga ana e LSDM-së. fakti që kërkohet mënyrë që të tregtohet metodologjia me mediat siç njëra nga aprtitë këtë këtyre ditëve  deklaroi, vetëm tregon se metodologjia nuk është aspak problem, por se është instrument të cilin dikush dëshiron ta shfrytëzojë për obstruksione dhe probleme të reja. Prej këtu, edhe e arsyeshme është druajtje e bazuar në informatat të cilat mbërrijnë tek ne se një parti rrëfen se nuk do të ketë zgjedhje. I bëjë thirrje LSDM-së që të ndërpersë me bllokimin e miratimit të metodologjisë dhe pastrimin e Listës zgjedhore. I bëjë thirrje që sot ta njoftojë KSHZ-në siç këtë e bënë të gjithë partitë e tjera politike se e pranon metodologjinë për pastrim të cilën KSHZ-ja njëzëri e miratoi që pastaj KSHZ-ja menjëherë do të mund të fillojë me pastrimin e Listës zgjedhore", tha Dimitriev.

Lidhur me mediat theksoi se është i infromuar se gjithçka që është e lidhur me organizimin e zgjedhjeve në prill të vitit 2016 është dakorduar dhe futur në ndryshimet e fundit të Kodin zgjedhor të miratuar nga të gjithë partitë në Parlament. Në këtë ligj, theksoi, qëndrojnë qartë dhe saktë të gjitha rregullat e lidhura me zgjedhjet të cilët mediat duhet t'i respektojnë, ndërsa rregullat u dedikohen dhënies së qasjes së barabartë deri te opinioni, si dhe obligime për qasje të barabartë deri te hapësira reklamuese tek radiodifuzerët dhe deri në hapësirë në programin informativ të servisit radiodifuziv publik.

"Kjo qëndron qartë në Kodin zgjedhor. Prej këtu, çdo tentim i mëtejshëm për problematizim të mediave vetëm kontribuon nkrijimin e ambientit negativ dhe hapje të qëllimshme të temave të cilat nuk kanë lidhje me lirinë e mediave, por kanë me tentime të dikujt për pezullim të kësaj lirie", tha Dimitriev.

Sipas tij, në Kodin zgjedhor me kërkesë të LSDM-së janë futur gjërat: ndalesë që mediat të sponsorizojnë fushatë politike të cilësdo parë, partitë politike do të kenë kohë të njejtë për prezantim falas në TVM, është siguruar garanci ligjore për qasje deri te hapësira reklamuese për çdo parti në mediat komerciale, mediat nuk do të guxojnë t'i ndryshojnë çmimet për reklamim të partitve politike dhe lista e çmimeve duhet të jetë e njejtë për të gjitha partitë politike, në programin informativ të TVM-së ligji siguron qasje të barabartë edhe atë nga 30 për qind për partitë në pushtet dhe 30 për qind për partitë nga opozita, TVM-ja është e obliguar të organizojë emisione debatuese, njoftimi për aktivitetet e rregullta të institucioneve nuk guxon të jetë në funksion të prezantimit zgjedhor medial të asnjërës parti politike, ndalesë për reklamim politik në të gjitha mediat i cili hyri në fuqi më 20 dhjetor të vitit 2015 dhe ndalesë për reklamim qeveritar.

Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve theksoi se është shumë inkurajues fakti që VMRO-DPMNE-ja  ka dhënë përkrahje pa rezervë për çfarëdo lloj ligji evropian që të implementohet Maqedonia.

Dimitriev tha se është për tu përshëndetur edhe përpjekja e pesë mediave kombëtare (Telma, Alsat, Sitel, Kanal 5 dhe Alfa) që të  japin kontributin e tyre në këtë debat dhe i përshëndeti edhe përpjekejt e dy shoqatave mediale AGM dhe SHGM që ndihmuan. 

Sipas Dimitriev  ashkush nuk duhet që të bëjë presion për votë ndaj dikujt tjetër dhe  nëse kjo vërtetohet atëherë ky person duhet që të jetë dhe do të sanksionohet. Gjithashtu, shtoi se asnjë tjetër nuk duhet që të ndalohet të paraqitet në opinion në çfarëdo lloj eventi. 

Ai gjithashtu citoi se edhe përzjerja e partisë me shtetin si floksulë nuk duhet që të vulgarizohet deri në këtë masë, siç tha, gjithashtu "se të gjithë do të duhet që të harrojmë se sekretari i përgjithshëm i LSDM-së është ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së është kryministër i Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve më 24 prill".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail