Ademi në "10 Minuta": BDI me qëndrim të prerë, zgjedhjet mbahen me 24 prill

Shkup, 31 janar 2016 (MIA) - Shtyllat kryesore nga Marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut janë zbatuar në masë të konsiderueshme dhe  vazhdimi i dialogut në mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtar për zbatimin e plotë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja politike e Përzhinës është i domosdoshëm dhe pa alternativë, i transmetoi konkluzionet e marra në mbledhjen e takimit të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi, mbrëmë në  emisionin "10 minuta" në TV 21. 

"Kryesisht, dhamë përkrahjen për politikat e deritanishme kryetarit tonë por edhe të strukturave të BDI dhe veçanërisht për tejkalimin e krizës aktuale politike dhe institucionale . Në fakt i dhamë përkrahje të plotë implementimit deri në fund të marrëveshjes së Përzhinës, dhe u konstatua se kjo marrëveshje në masë të madhe është zbatuar. Dhe ne ftojmë edhe partitë e tjera politike që të angazhohen në implementimin edhe të disa çështjeve të tjera të vogla që të krijohen kushtet për zgjedhje", tha Ademi.

Ai është optimist se ditën e martë, do të arrihet një marrëveshje mes grupeve të punës me ndërmjetësimin e diplomatit evropian Peter Van Hojte.

Lidhur me deklaratën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill se përndryshe Maqedonia mund të zhytet në tensione politike, Ademi tha se këtu janë parasysh shumë situata të tjera, veçanërisht ajo me investime të huaja, por edhe gjendja me refugjatët, e cila pritet që nga pranvera të përshkallëzohet, sipas tij, e për t’u përballuar me këto probleme duhen institucione stabile, tha zyrtari i lartë i BDI-së, Ademi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail