Janeva do të sqarojë pse ka përjashtuar dy prokurore


Prokurorja speciale, Katica Janeva sot duhet ta parashtrojë raportin para Këshillit të prokurorëve publikë se përse e zvogëloi numrin e ndihmësve prej 12 në 10.

Janeva javën e kaluar nga ekipi i saj i përjashtoi prokurorët Lejla Kadriu dhe Marija Gjorevska.

Kryetari i Këshillit për prokurorë publik Petar Anevski javën e kaluar për mediat deklaroi se në Këshill është formuar komision treanëtarësh i cili do ta analizojë këtë rast, pas çka do të sillen konkludime.

Kadriu dhe Gjorevska më datën 20 të këtij muaji e informoi Anevskin, siç tha ai, dukshëm të shqetësuara dhe të revoltuara për mënyrën në të cilën janë larguar nga PSP.

Ai shtoi se deri te Këshilli ka arritur njoftim me shkrim nga prokurorja speciale publike në kundërshtim me pohimin e Kadriut dhe Gjorgjevskës dhe se për shkak të vëllimit të zvogëluar të punës është vendosur që këto dy prokurore të largohen. Sipas Anevskit, prokurorja speciale në mënyrë të jashtëzakonshme është thirrur në Këshill për shkak të dyshimit se është shkelur procedura.

Prokurorja speciale publike pohon se procedura e tyre është tërësisht në pajtim me ligjin.

"Prokurorja speciale Katica Janeva do t'i përgjigjet ftesës së Këshillit të prokurorëve publikë. Ajo para komisionit do ta sqarojë procedurën e saj, e cila tërësisht është në pajtim me ligjin. Nuk është kontestuese se Këshilli ka të drejtë ligjore që të shtrojë pyetje për punën e Prokurorisë speciale", thotë zëdhënësja e PSP-së Lençe Ristovska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail