SHGM dhe SGPM kërkojnë nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja të tregojnë se për çfare reforma me të vërtetë angazhohen


Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e gazetarëve dhe punonjësve medialë sot u bënë thirrje dy partive më të mëdha politike maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE të tregojnë për çka me të vërtetë angazhohen lidhur me rregullimin në sferën mediale.

"Është koha të thuhet qartë dhe zëshëm se kush për ka po angazhohet. Refuzojmë të futemi në pozitë te komentojmë dhe valorizojmë propozime të cilat deri tek ne vijnë të ndërmjetësuara nga spinerë partiakë. U bëjmë thirrje LSDM-së që të na parashtrojnë propozimin e tyre, në të kundërtën apelojmë deri te VMRO-DPMNE-ja të na parashtrojnë propozimin e LSDM-së në emër të transparencës së barabartë të palëve negocuese", deklaroi Tamara Çaushidis nga Sindikata e gazetarëve dhe punonjësve medialë.

Sipas dy shoqatave, propozimi i LSDM-së i cili ka qenë i parashtruar këtë javë, në mënyrë të konsiderueshme dallohet nga propozimet e ndërmjetësuesit belg, Piter Vanhaute.

"Jemi të vendosur kundër idesë së LSDM-së që etika gazetareske të rregullohet me ligj. Të dënohen mediat me gjoba për shkeljen e etikës gazetarske është praktikë jodemokratike. Në vendet demokratike zbatimi i standardeve profesionale rregullohet me vetrregullimin në media", tha kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

Ai tha se angazhohen për departizimin e RTVM,  ndalesë të reklamimit politik, gjobave të zvogëluara për media dhe lehtësime tatimore për media.

Para klubit të deputetëve ku zakonisht mbahen negociata për media, përfaqësuesit e dy shoqatave e dënuan, siç thanë, fushatë mediale kundër ndërmjetësuesit Vanhaute, propozimet e të cilit nuk kanë qenë në drejtim të departizimit të rregullatorit dhe servisit publik dhe të respektimit të standardeve në gazetari.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail