Nikollovki: Tenderët për "Transmet" përmes MBPEU

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Lupço Nikollovski sot deklaroi se kompania "Transmet" ka fituar tenderë në vlerë prej katër milionë euro përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

"Krahas asaj që gjysmë milionë euro për pastrimin e kanaleve kanë përfunduar te "SileksNemetali", krahas asaj që 700.000 euro kanë përfunduar te "Transmet" sot publikojmë dëshmi se katër milionë euro të reja kanë përfunduar te kompania "Transmet", pronar i së cilës është Sead Koçan, tha Nikollovski.

Ai prezentoi dokumente për, siç theksoi, marrëveshjen e 16 korrikut të vitit 2016 me të cilin "Transmet" ka fituar tender prej mbi 184 milionë denarë për ndërtimin e një rruge qasëse për digën "Reçan" në lumin orizare në Koçan, si dhe marrëveshje për afro 57 milionë denarë, e dakorduar më 27 gusht vitin e kaluar për sanimin e digës " Pishicë - Probishtip, për nevojat e Drejtorisë për Ekonomizim me Ujëra.

Sipas Nikollovskit, përmes Ministrisë së Bujqësisë, në vend se për bujqit, milionë euro, para të qytetarëve, përfundojnë në media "të cilat përhapin të pavërteta dhe i gënjejnë qytetarët".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail