Komisioni kuvendor mbikëqyrës e vizitoi Agjencinë për Zbulim

Shkup, 5 shkurt 2016 (MIA) - Në takim pune të Agjencisë për Zbulim sot qëndruan anëtarët e Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për Zbulim (AZ).

Vizita, siç njoftoi AZ, është në kërkesë të Komisionit kuvendor, ndërsa pas nismës paraprake për takimet tematike dhe gatishmërisë për bashkëpunim të Agjencisë me anëtarët e Komisionit.

Para anëtarëve të Komisionit kuvendor mbykëqyrës janë prezantuar aktivitetet e AZ të cilat ndërmerren për identifikimin e kërcënimeve  të sigurisë të cilat dalin nga aktivitet e individëve apo grupeve të cilët manifestojnë ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm me origjinë nga vendet e Ballkanit dhe lidhja e tyre me strukturat terroriste të Lindjes së Afërt  dhe në vendet anëtare të BE-së.

Në takim është drejtuar falënderim deri te anëtarët e Komisionit nga grupet e ndryshme të deputetëve të cilët parashtruan nismë të përbashkët për rritjen e mjeteve për punë të Agjencisë për Zbulim për Buxhetin për vitin 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail