Anevski: Janeva e ka shkelur ligjin gjatë largimit të dy prokuroreveKëshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme ka debatuar mes tjerash edhe për procedurën e prokurores speciale Katica Janeva gjatë përjashtimit të dy prokuroreve nga ekipi i saj.
"Pas diskutimit vëllimor, duke i shqyrtuar deklaratat erdhëm në përfundim se Janeva në rastin konkret e ka shkelur Ligjin për marrëdhënie pune dhe prokurori, ashtu që pa zbatuar procedurë dhe pa u marrë vendim i ka larguar nga vendet e punës në një mënyrë brutale. Janë përjashtuar nga zyra e saj, e për këtë ndihmë ka thirrur dikë nga policët gjyqësorë, i cili ka intervenuar gjatë shpërnguljes së dy prokurorëve", deklaroi kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Petar Arsovski.
Ai shton se nga dëshmitë dhe shkresat lidhur me rastin me dy prokuroret u konfirmua se ato në asnjë rast nuk kanë kërkuar që vet të largohen, siç së pari ka informuar prokurorja speciale. Dy prokuroret edhe më tej janë në marrëdhënie pune në Prokurorinë publike speciale.
Këshilli, siç tha Anevski, në seancën e ardhshme do të vendos për statusin e punës së prokuroreve Lejla Kadriu dhe Marija Gjorevska, respektivisht nëse do të ulet numri i prokurorëve në 10 ose ato do të mbeten në PPS. Në këtë moment, shtoi ai, dy prokuroret ende figurojnë se pjesë e ekipit të Janevës.
Tani për tani, siç thotë Anevski, Këshilli ka marrë vendim se nuk do të ngrejnë procedurë disiplinore kundër Janevës, respektivisht për të duhet të parashtrojnë procedurë disiplinore prokurori publik republikan dhe prokurori i lartë publik, siç u rregullua me Ligjin për prokurori publike.
Kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë tha se e respektojnë autonominë e vendosjes së JAnevës, tël konfirmuar në Ligjin për Prokurorinë speciale publike, por i referohen edhe nenit 7 paragrafi 3 na Ligji, sipas të cilit prokuroria publike do të jetë profesionalisht përgjegjëse për veprimet profesionale dhe ligjore gjatë punës së saj pranë Këshillit të prokurorëve publikë.
|