Më shumë porosi dhe çmime shitëse më të larta, presin firmat ndërtimore

Shkup, 5 shkurt 2016 (MIA) - Pritje më të volitshme për porositë (marrëveshje) e përgjithshme kanë paraqitur udhëheqësit e firmave ndërtimore në anketën për tendencat afariste në kuartalin e katërt të vitit të kaluar. Udhëheqësit presin se do të mbetet i njëjtë numri i të punësuarve  në tre muajt e ardhshëm.

Ashtu siç kumtoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, indikatori i besimit  në kuartalin e katërt në krahasim me tremuajorin e tretë të vitit të kaluar është rritur për 0,4 për qind, ndërsa për dy për qind krahasuar  me kuartalin e fundit të vitit 2014.

Vlerësimi për gjendjen  ekonomike në tremujorin e katërt të vitit 2015 është më i volitshëm në krahasim me tremujorin paraprak,  ndërsa më i volitshëm është edhe në krahasim në kuartalin e fundit të vitit 2014. Vlerësimi për gjendjen financiare dhe vlerësimi për gjendjen e tanishme  me marrëveshje në subjektet e tyre afariste është më i pavolitshëm në krahasim me tremujorin paraprak. Në periudhën në vijim  pritet çmimet shitëse të rriten, ndërsa gjendja sasiore dhe kualiteti i mekanizmit dhe pajisja në tremujorin e katërt të vitit 2015 janë mbi normalen.

Ndikim më të madh në kufizimin e përmirësimit të aktivitetit ndërtimor rrjedhës kanë harxhimet e rritura për materiale me 18,9 për qind, harxhimet financiare të rritura (interesa) me 17,8 për qind, harxhime të rritura për punë me 13 për qind dhe mungesa e kuadros së trajnuar me 12,5 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail