Kufiri Maqedoni-Kosovë do të kalohet me letërnjoftime biometrike

Prishtinë, 8 shkurt 2016 (MIA) - Bashkëpunimi me vendet fqinje, paqja dhe stabilitetit nër ajon dhe integrimi në BE dhe NATO, janë prioritete të përbashkëta të Maqedonisë dhe Kosovës, theksuan pas takimit të sotëm në Prishtinë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministrit kosovar dhe shef i diplomacisë Hashim Thaçi.

"Kosova dhe Maqedonia ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta dhe do të jenë partrnerë në përpjekjet për integrim në BE dhe NATO. Punojmë edhe në projekte të përbashkëta infrastrukturore, si dhe në sferën e energjetikës", deklaroi Thaçi.

Theksoi se Maqedonia është partner i rëndësishëm për Kosovën, si në planin ekonomik ashtu edhe në atë politik, duke shtuar se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup  do të kontribuojë për lidhje edhe më të fuqishme midis dy vendeve.

"Interesi i Kosovës dhe gjithë rajonit është që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet pjesë e NATO-s, ndërsa gjithë rajoni të vazhdojë të lëvizë drejt integrimit në BE", tha Thaçi.

Përsëriti se Prishtina e mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Paralajmëroi se Prishtina dhe Shkupi do ta thellojnë bashkëpunimin edhe në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe në ballafaqimin me krizën aktuale të migrantëve.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki i vlerësoi marrëdhëniet bilaterale si të përzemërta dhe të mira. Pret që marrëveshjet që i kanë firmosur Shkupi dhe Prishtin rë shndërrohen në projekte konkrete në sferën e ekonomisë, arsimit, shkencës, sigurisë, infrastrukturës, kulturës...

Poposki theksoi se në interes të Maqedonisë është që ta ketë Kosovën si fqi stabil dhe prosperues.

Poposki dhe Thaçi sot në Prishtinë nënshkruajtën Marrëveshje për lëvizje ndërkufitare të qytetarëve së të dy vendeve me letërnjoftime biometrike, si dhe për hapje të vendkalimit kufitar Vellanoc-Stançiq.

Të dy ministrat vlerësuan se këto marrëveshje do të jenë në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve të së dy vendeve, ndërsa do të mundësojnë edhe këmbim më të madh të përvojave midis të rinjve, si dhe intensifikim të bashkëpunimit ekonomik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail