Misajllovski: Komuna e Kumanovës të mos i pengojë projektet dhe të dorëzojë dokumentacion për Pçinjen dhe Ramanlinë

Shkup, 8 shkurt 2016 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski sot kërkoi nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski që të mos e pengojë realizimin e projekteve, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe aploi që ta dorëzojë dokumentacionin projektues për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit për vendbanimet Pçinje dhe Ramanli.

Për realizimin e projekteve për këto dy vendbanime, Komuna e Kumanovës ka në dispozicion mbi një milion euro.

"Edhe pse me Komunën e Kumanovës kemi arritur marrëveshje që të dorëzojnë projekt për këto dy vendbanime që të mundemi të fillojmë t'i realizojmë projektet, megjithatë, këtë deri më tani këtë nuk e kanë bërë. Dua të apeloj deri te komuna të mos i pengojë projektet e qytetearëve, t'i përmbahen marrëveshjes që e kemi pasur tek ne në Ministri. Ata në dispozicion kanë edhe 1,5 milionë euro dhe nëse nuk dëshirojnë t'i shfryëzojnë, do të jemi të detyruar eventualisht me vendim të Qeverisë t'ua marrim", deklaroi ministri Misajllovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail