U jepen vërtetime 2.393 emigrantëve

Shkup, 9 shkurt 2016 (MIA) - Gjatë njëzet e katër orëve të kaluara vërtetime u janë dhënë gjithsej 2.393 shtetasve të huaj për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Siç kumtoi MPB, prej tyre 899 janë të gjinisë mashkullore dhe 547 të gjinisë femërore, si dhe 932 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 15 fëmijë të cilët kanë udhëtuar pa prindër, të cilëve u është lëshuar vërtetim.

Nga fillimi i viti  janë dhënë vërtetime për gjithsej 70.418 shtetas të huaj, nga të cilët 28.560 janë të gjinisë mashkullore, 15.233 janë të gjinisë femërore dhe 26.483 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 142 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Në periudhën e theksuar deri te Sektori për azil për njohjen e të drejtës së azilit kanë shtruar dhjetë persona (shtatë nga Afganistani dhe tre të Sirisë) në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprakisht për qëllimin e shprehur për kërkesën e njohjes të së drejtës së azilit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail