Prej nesër fillon karvani "Bli shtëpi, bli banesë"

Shkup, 9 shkurt 2016 (MIA) - Prej nesër fillon Karvani "Bli shtëpi bli banesë" në suaza të të cilit nëpër 30 komuna të Maqedonisë do të mbahen prezantimet e projektit "Bli shtëpi për të rinj", dhe "Bli shtëpi, bli banesë".

Prezantimet nesër do të mbahen në orën 17:00 në teatrin e Gjevgjelisë, Shtëpinë e Kulturës në Vallandovë dhe në komunën në Dojran.

Karvani çdo javë do të vizitojë shumë komuna mes të cilave Velesin, Sveti Nikollën, Probishtipin, Ohrin, Strugën, Resnjën, Manastirin, Demir Hisarin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovën, Kratovën, Kriva Pallankën, Shtipin, Koçanin, Dellçevën, Kavadarin, Negotinën, Demir Kapinë, Strumicën, Radovishin, Prilepin, Krushevën, Makedonski brodin, Berovën dhe Dibrën.

Krahas kësaj qytetarët për këto dy projekte mund të informohen edhe në zyrat rajonale "Bli shtëpi, bli banesë" të cilat gjenden në njësitë rajonale të Drejtorisë për punë pronësore juridike, derisa në Negotinë, Demir Hisar, Dellçevë dhe Krushevë në njësitë rajonale të Drejtorisë për të Ardhura Publike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail