Filloi gjykimi i të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Shkup, 9 shkurt 2016 (MIA) - Nën sigurim të përforcuar policor sot filloi procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Lagjen Trimave të Kumanovës në maj të vitit të kaluar.

Pranë hyrjes së Gjykatës Supreme ku mbahet gjykimi,u është bërë kontroll themelor të gjithë të cilëve duhej të marrin pjesë në gjykim.

Masa të përforcuara sigurie u ndërmorën edhe rreth gjykatës dhe rrugëve lokale, ndërsa gjatë sjelljes së të akuzuarve vendin e kontrollin helikopter policorë

Të pandehurit akuzohen për veprat penale "organizim terrorist" sipas nenit 394 dhe "terrorizëm" sipas nenit 394 të Kodit Penal.

Më 7 dhjetor të vitit të kaluar të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit të gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për veprën "terrorizëm".

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim-zjarrin humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitë speciale të MPB-së, ndërsa dyzet policë janë lënduar rëndë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail