Kiracovski e akuzoi Tomoska Arsovskën për presion ndaj të punësuarve

Shkup, 9 shkurt 2016 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Kiracovski sot në konferencën për shtyp e akuzoi ministren e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska se gjatë ditës së djeshme ka tentuar të kryejë presion ndaj nëpunësve administrativ pas, siç thotë, publikimeve të tyre për qëllimin që pushteti të dënojë dhe largojë nga puna.

Shtoi se ministrja në mënyrë kundërligjore ka kërkuar nga të punësuarit në Ministri menjëherë të ndalen me dërgimin e dokumenteve që do t'i kërkojë ai ose kabineti i tij duke theksuar madje se për pohimet e tij ka edhe dëshmi me shkrim.

"I bëjë me dije ministres Arsovska Tomovskës se do të dorëzojë kallëzim penal kundër saj, në qoftë se menjëherë nuk e tërheq korrespondencën. Ministrja me këtë korrespondencë, vetë kreu vepër penale, ndërsa në të i fut edhe të punësuarit", theksoi Kiracovski.

Madje i referohet edhe Ligjit për Qeveri, në të cilin, siç tha, në mënyrë decide është theksuar se zëvendësministri plotësues ka të drejtë të qasjes të pakufizuar deri te të gjithë aktete, dokumentet dhe informatat që janë në dispozicion të ministrit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail