Vazhdim tjetër i mbledhjes së 91-të të Kuvendit

Shkup, 10 shkurt 2016 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë vazhdimin tjetër të mbledhjes së 91-të.

Në rend dite të këtij vazhdimi janë Propozimi i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për evidencën amë, në lexim të dytë.

Në procedurë të shkurtuar janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Drejtorinë e të ardhurave publike, ndryshimet e Ligjit për Fondin për sigurim të depoziteve, të Ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA), ndreyshimet dhe plotësimet e Ligjit për Regjistrin qendror, ndryshimet e Ligjit për statistikën shtetërore, të Ligjit për policinë financiare, të Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, të Ligjit për revizionin shtetëror, të Ligjit për furnizimet publike, të Ligjit për aviacion, në procedurë të shkurtuar, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, të Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtave të ngjashme, plotësimet e Ligjit për sigurimin shëndetësor.

Në lexim të parë janë Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të kërkesave, ndryshimet e Ligjit për policinë, ndryshimet dhje plotësimet e Ligjit për banim, Ligjit për orarin e punës, pushimet e detyruara të punëtorëve mobil dhe vozitësve në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor, Ligjit mpër transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor, Ligjit për rrugët publike, Ligjit për aviacion, Ligjit për tokën ndërtimore, më pas ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe përcjellja e ujërave të zeza urbane, Ligjit për sistemin hekurudhor, Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor, Ligjit për lundrim të brendshëm, Ligjit për varreza dhe shërbime mortore...

Në rend dite është edhe Propozim ligji për Qendrën për mjekësi transplantimi dhe sëmundje kirurgjike në lexim të parë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për shkak të mjekimit, disa propozim vendime dhe interpretime autentike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail