Shtatë persona më pak të lënduar në 10 aksidente në Shkup

Shkup, 10 shkurt 2016 (MIA) - Në 24 orëshin e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur 10 aksidente prej të cilave pesë janë me pasoja të lëndimeve trupore. Lëndime më të lehta kanë marrë tre shoferë, dy bashkëudhëtarë dhe dy këmbësorë.

Pesë nga aksidentet, ashtu siç informon policia, janë me pasoja të dëmeve materiale.

Nga ana e policisë së komunikacionit gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 35 shoferë të cilët kanë vozitur pa patentë shoferi, pesë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit në udhëkryqe, tre kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, si dhe tetë shoferë të cilët kanë përdorur celular.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" mbrëmë janë larguar 72 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot, Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë ligjëratë edukative me nxënësit e klasës së katërt në SHF "Vllado Tasevski" në komunën Karposh.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail