Punë e përgjithshme e dobishme në komuna për 200 persona nga kategoritë e rrezikuara

Shkup, 10 shkurt 2016 (MIA) - Dyqind persona të papunë nga kategoritë e prekshme sociale, pranues të ndihmës sociale, persona me rrezik social dhe persona që më vështiurë mund të punësohen këtë vit mund të angazhohen për punë të përgjithshme të dobishme në komunat për periudhë prej gjashtë muajve, për çka do të marrin kompensim mujor prej 6.200 denarëve. Në periudhën e angazhimit personat të cilët marrin çfarëdo ndihme nga shteti nuk do ta humbin.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov sqaroi se në këtë mënyrë mundësohet angazhimi i personave nga këto kategori të cilët më vështië vijnë deri te puna, me të cilën, siç tha, u krijohet shprehi pune dhe u ndihmohet të përfitohen me shkathtësi të caktuara që në të ardhmen më lehtë të gjejnë punë.

Kjo masë zbatohet nga viti 2012, dhe siç tha Spasov, deri tani u tregua si e suksesshme. Në këtë periudhëjanë angazhuar 540 persona, ndërsa 140 prej tyre kanë gjetur punë të përhershme.

Për realizimin e kësaj mase për këtë vit janë ndarë mjete me vlerë prej nëntë milionë denarë.

Drejtori i Agjencisë për punësim i Republikës së MAqedonisë Vllatko popovski informoi se sot është publikuar spallja deri te komunat të cilat deshirojnë të angazhojnë persona për punë të përgjithshme të dobishme. Shpallja është e hapur 35 ditë. Pastaj komunat duhet të propozojnë program për atë se sa persona u nevojiten, në cilat veprimtari, pas çka do të bëhet evaluimi dhe miratimi i numrit të persanave për angazhim.

Poposki shtoi se pastaj personat e papunësuar nga këto kategori do të thirren në intervista në komuna, pas çka do të lidhen marrëveshjet.

Për periudhën për të cilën do të angazhohen, personat do të marrin mjete për kompensim të ushqimit dhe transportit me vlerë prej 6.200 denarëve në muaj, do të sigurohen në rast të lëndimit, ndërsa për ta do të paguhet edhe tatim personal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail