Takim i Forcave mjekësore ballkanike në Shkup

Shkup, 10 shkurt 2016 (MIA) - Takim pune në të cilin është folur për statusin, planet, detyrat dhe obligimet e forcave mjekësore ballkanike dhe vendet të cilat janë përfshirë në projekt u mbajt sot në Ministrinë e Mbrojtjes. Në takim morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, zëvendësshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral, Muhamet Racaj si dhe përfaqësuesit e ministrisë dhe ARM-së.

Ministri i Mbrojtjes Jolevski në takimin e punës me përfaqësuesit e Forcave mjekësore ballkanike, sot porositi se Forcat mjekësore ballkanike janë projekt i rëndësishëm për Maqedoninë dhe rajonin dhe se i paraqet nder që të jetë nikoqir i këtij projekti i cili zhvillohet në frymën e mbrojtjes së mençur.

Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, një prej momenteve kyçe për zhvillimin e projektit është nënshkrimi i "Marrëveshjes së Forcave mjekësore ballkanike" në janar të këtij viti. Në takim është konstatuar se ajo që pason është ratifikimi i Marrëveshjes, me ç'rast projekti edhe zyrtarisht do të fillojë të funksionojë. Selia e Forcave mjekësore ballkanike do të jetë në Shkup.

Nisma "Balkan Medical Task Force (BMTF)", gjegjësisht "Forcat ballkanike mjekësore" është projekt i inicuar nga Mbretëria e Norvegjisë dhe SHBA. Vendet pjesëmarrëse të rajonit të përfshira në projekt janë Maqedonia, Shqipëria, BeH, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi. Qëllimi i projektit është përmirësimi dhe aftësimi i kapaciteteve mjekësore nacionale për punë në kuadër të njësitit rajonal multinacional, përforcimi i kapaciteteve ushtarako-mjekësore për mbështetjen e bashkësisë civile dhe aftësimin e shërbimeve nacionale ushtarako-mjekësore për ndërtimin e kapaciteteve të standardizuara me nivel të lartë të interoperabilitetit në rajon dhe me OKB, NATO, BE dhe Partneritetit për paqe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail