Po rritet numri i të sëmurëve nga gripi

Shkup, 11 shkurt 2016 (MIA) - Gjatë këtij sezoni në Maqedoni deri më tani janë regjistruar gjithsej 8.007 raste të gripit, me incidencë nga 387,0 në 100.000 banorë. Vetëm java e pestë e fillimit të këtij viti, në periudhën nga 1 deri më 7 shkurt janë regjistruar 3.127 raste.

Në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura në këtë sezon është më i madh për 17,2 për qind, ndërsa krahasuar me modelin për pesë sezonet e fundit është regjistruar gjithashtu rritje prej 6,9 për qind.

Gjatë këtij sezoni, numri më i madh i rasteve janë regjistruar në rajonin e Strumicës 1.072, Prilepit 1.013, Kumanovës 853, Manastirit 711...Incidencë më të lartë është shënuar në Sveti Nikole dhe Kratovë.

Numri më i madh i të sëmurëve të paraqitur janë të moshës nga 15-64 vjeç - 5.832 raste ose 72,8 për qind, ndërsa incidencë më të madhe kumulative prej 483,5/100.000 regjistrohet tek fëmijët/nxënësit të moshës nga 5-14 vjeç, si dhe tek fëmijët e moshës nga 0-4 vjeç nga 468,2/100.000 banorë.

Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, numri i rasteve të regjistruara të grupit shënon rritje intensive në dy javët e fundit, si dhe numri i ekzemplarëve të testuar pozitiv. Ekziston shpërndarje e gjërë gjeografike gjejgësisht 93,5 për qind nga qendrat për shëdnet publik kanë paraqitur raste gjatë sezonit. Nga Instituti presin që rritja e vazhdueshme e aktiviteteit të gripit të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail