LSDM: Edhe njëherë u dëshmua nevoja për reforma në media

Shkup, 11 shkurt 2016 (MIA) - LSDM sot duke u përqendruar në intervistën e djeshme të liderit të partisë Zoran Zaev në televizionin "Sitell" vlerësoi se edhe njëherë është dëshmuar se janë të nevojshme reforma  në mediat si kusht për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Sipas Robert Popovskit, i cili është pjesë e ekipit negociues të LSDM-së për rregullimin e mediave, intervista e djeshme e cila udhëhiqet prej kryeredaktorit të televizionit "Sitell", Dragan Pavlloviq-Latas tregon për nevojën e reformave në media.

"Produkti i djeshëm medial plot me shpifje, ofendime, gjuhë të urrejtjes, primitivizëm dhe racizëm, edhe njëherë e dëshmoi nevojën për reforma në mediat në Maqedoni. Jo çfarëdo, por reforma rrënjësore në media, vetëm ajo është kusht për zgjedhje korrekte dhe demokratike", deklaroi Poposki.

Ai the se "kryeredaktori dhe përgjegjësi i televizionit Sitell dje e ka prishur planin e VMRO-DPMNE-së të shfaqë normalitet në media dhe angazhim për vlera evropiane".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail