Të akuzuarit nga "Lagjja e Trimave" pohojnë se nuk janë fajtorë

Shkup, 11 shkurt 2016 (MIA) - Në seancën e sotme gjyqësore për procesin gjyqësor për "Lagjen e Trimave", Rufki Dogani i cili është ndër 29 të akuzuarit për veprat "terrorizëm" dhe "organizim terrorist" deklaroi se udhëheqësit e grupit të armatosur i cili u përlesh me policinë në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj dhe edhe dy prej anëtarëve, janë vrarë pasi janë dorëzuar në stacionin policor.

I akuzuari Nasuf Zeqiri në fjalën hyrëse para gjykatës kërkoi që ky rast të zbardhet nga ana e evropianëve dhe amerikanëve.

"Ne nuk kemi ardhur në Kumanovë për të luftuar", tha Zeqiri dhe shtoi se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj iu kanë thënë se në Kumanovë do të jenë figura dhe nëse vjen policia nuk do t'i sulmojnë, por vetëm do të shtënë me armë në ajër.

Sipas tij, të akuzuarit janë përdorur për qëllime politike. "Ju do të na dënoni, por nuk do ta pranojmë fajin. Nuk jemi as të parët e as të fundit që janë në procese të montuara politike. Të gjithë jemi shfrytëzuar për qëllime politike dhe asnjëherë nuk do të pranojmë", thotë Zeqiri.

Në seancën e sotme gjyqësore, avokatët e të akuzuarve, për mbështetje logjistike të grupit pohuan se klientët e tyre nuk janë të përfshirë me grupin dhe se nuk i është siguruar strehim anëtarëve të grupit.

Avokatët e pothuajse të gjithë të akuzuarve të cilët dhanë deklarata në seancën e sotme, theksuan se përleshja në Kumanovë nuk ka pas kurrfarë elemente të terrorizmit.

Mbrojtja para dy ditsh, në fillim të procesit gjyqësor kërkoi që këtë rast  ta merrë Prokuroria Speciale Publike.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurimit. Në këmbim zjarrin e humbën jetën tetë policë nga njësitë speciale dhe të veçanta të MPB-së, përderisa katërmbëdhjetë u plagosën rëndë. U vranë edhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail