Shpërndarje preliminare e 25 banesave sociale në Demir Hisar

Demir Hisar, 11 shkurt 2016 (MIA) - Për 25 banesa sociale në Demir Hisar të ndërtuara përmes ndërmarrjes shtetërore banesore sot është bërë shpërndarja preliminare. Në shpalljen e publikuar nga Ministria e Transportit edhe në afatin e paraparë janë paraqitur 52 familje, ndërsa dokumentacion valid kanë dorëzuar 30 persona. Pas kontrollit të hollësishëm nga komisioni kompetent do të publikohet lista përfundimtare.

"Vazhdimisht angazhohemi për përmirësim të kushteve për jetesë, njejtë për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë. Posedimi i vandbanimit të përhershëm është kusht elementar për jetë më të mirë. Për këtë qëllim si Qeveri vazhdimisht punojmë që të mundësojmë rrugë më të lehtë deri te fitimi i shtëpisë për të gjitha grupet qytetarëve. Deri më tani arritën që mbi 600 familjeve t'u mundësojmë kulm të përhershëm mbi kokë me ç'rast e zgjodhëm një prej çështjeve më të rëndësishme në jetën e tyre", theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski në ngjarjen për shpërndarjen e banesave.

Siaps Misajllovskit, të gjithë kanë pasur shanse të njejta për marrje të banesës sociale, ndërsa shpërndarja e sotme publike është prleiminare dhe nuk është përfundimtare.

Drejtori i SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Cvetko Grozdanov potencoi se ndërtesa me 25 banesa në Demir Hisar është ndërtuar sipas ISO standardeve dhe me efikasitet energjetik.

Dipas kryetarit të komunës së Demir Hisarit, Lupço Bllazhevski, ndërtimi i ndërtesës në Demir Hisar është risi e madhe për popullatën lokale për shkak se ndërtesa e fundit në këtë komunë është ndërtuar në vitin 1985.

Në shpalljen që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e publikoi në tetor të vitit të kaluar, të drejtë pjesëmarrjeje kishin fëmijë pa prindër ose përkujdesje prindërore, shfrytëzues të asistencës sociale, persona të goditur nga fatkeqësitë natyrore-elementare, persona me invaliditet, persona pjesë të komunitetit rom, të rrezikuar social në pajtueshmëri me strategjinë për romët në RM, prindër vetëushqyes dhe persona të verbër shfrytëzues të asistencës sociale ose asistencës së përhershme në të holla.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail