Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së për vizitë në komunën e Sarajit

Shkup, 11 shkurt 2016 (MIA) - Shefi i Shtabit Zgjedhor, Bekim Neziri së bashku me nënkryetaren Teuta Arifi, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri, deputetë dhe funksionarë të tjerë, sonte kanë vizituar Shtabin Komunal në Saraj, ku kanë realizuar një takim me anëtarët dhe aktivistët e BDI-së në këtë komunë, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Shefi i Shtabit Komunal Isni Jakupi, tha se të gjitha shtabet vendore janë themeluar dje si dhe janë organizuar për Zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati theksoi se në Saraj mbështetja ndaj liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe vetë BDI-së është gjithmonë më e fuqishme dhe më e madhe.

Anëtari i Kryesisë Qendrore Blerim Bexheti, theksoi se të gjithë janë rreshtuar pas vizionit të Ali Ahmetit, vizion ky që bëri ndryshime të mëdha në vend.

"Mbështetja ndaj BDI-së është edhe më e madhe, sepse në krye të partisë tonë është Ali Ahmeti dhe pas tij qëndrojnë vepra kombëtare", tha Bexheti.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri para të pranishmëve u shpreh se kjo prezencë këtu në Saraj tregon një mobilizim të madh të strukturës së BDI-së, që tregon se jemi të përgatitur edhe për një fitore të madhe.

"Kjo tregon se BDI-ja si pjesë e pushtetit qendror mbështet projektet në të mirë të qytetarëve dhe këtu në Saraj së bashku me ju kemi realizuar projekte të shumta si shkolla e mesme, përmendorja e Isa Boletinit, projekte në infrastrukturën rrugore si dhe shumë projekte tjera që komuna e Sarajit të jetë një komunë e zhvilluar, e urbanizuar dhe qytetarët t'i gëzojnë të gjitha të mirat", tha Xhaferri.

Nënkryetarja Teuta Arifi e cila njëkohësisht është koordinatore në zonën e parë zgjedhore tha se i paraqet kënaqësi fakti që është caktuar si koordinatore në këtë zonë zgjedhore, ku BDI, si gjithkund është mirë e organizuar.

"BDI-ja është një familje e madhe dhe kështu me besim të plotë të gjithë së bashku shkojmë në fitore të madhe", shtoi Teuta Arifi.

Ndërkaq, shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri, theksoi se struktura e BDI-së në çdo vend është strukturë e palëvizshme dhe është strukturë e radhitur pas liderit Ali Ahmeti dhe më 24 prill do të festojmë së bashku fitoren e BDI-së. Neziri tha se të gjitha partitë e reja dhe ata që u aktivizuan tani, kanë për qëllim përçarjen e votës shqiptare, që do të thotë zvogëlimin e fuqisë të shqiptarëve dhe duhet të jemi të unifikuar që të jemi më të fortë në të ardhmen. Ai përmendi projektet që i ka realizuar deri me tani gjatë qeverisjes duke u ndalur në themelimin e universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Shkup, duke theksuar se së bashku me UT-në paraqesin dy projekte të mëdha kombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail