Shtresë të dëborës ka në Mavrovë, Krushevë, Pozharane dhe Lazaropole

Shkup, 12 shkurt 2016 (MIA) - Shtresë e dëborës prej 10 centimetrash ka në Mavrovë, në Krushevë 4, Pozharane 3 dhe në Lazaropole 2 centimetra.

Temperatura më të ulëta në orën shtatë të mëngjesit janë matur në Mavrovë, Lazaropole dhe Berovë me  -3 gradë Celsius, Pozharane -2, Strumicë, Shkup, Kriva Pallankë, Dibër, Demir Kapi, Krushevë -1..., më ngrohtë me 4 gradë Celsius është në Dojran dhe Ohër.

Në mëngjes moti është me vranësira mesatare në pjesët veriore të vendit. Mjegull ka në Demir Kapi dhe në pjesë të fushëgropave të Shkupit. Fryn erë e ndryshueshme  e dobët deri në mesatare.

Paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë paradite erë e dobët, ndërsa pasdite erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura do të jetë në interval prej 9 deri në 16° C.

Në Shkup paaradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Nga orët e pasdites do të ketë kushte për shi të dobët të përkohshëm. Temperatura do të arrijë deri në  14° C.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme relativisht i ngrohtë me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe erë mesatare jugore. Më shumë reshje priten të shtunën, kur përkohësisht do të fryjë edhe erë e përforcuar jugore. Nga e diela kushtet për paraqitje të të reshurave të përkohshme do të zvogëlohen, ndërsa temepraturat do të jenë në rritje graduale dhe deri nga mesi i javës së punës në juglindje temepraturat do të tejkalojnë 20 gradë Celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail