Gjithsej 972 punëtorë morën certifikata për ndërtim të objekteve efikase energjetike

Shkup, 12 shkurt 2016 (MIA) - Gjithsej 972 punëtorë nga pesë fusha: fasada punues, çatipunues, elektro instalues, marangozë dhe instalues të sistemeve për ftohje dhe ngrohje sot morën certifikatë si vërtetim se janë të trajnuar për objekte efikase energjetike.

Ky është rezultat i projektit "Bild-ap sjlis" që e inicioi Bashkimi Evropian dhe ku Maqedonia ishte vendi i vetëm pjesëmarrës mes vendeve anëtare.

Siç u tha para prezantimit, më shumë interes për trajnim ka pasur tek fasada punuesit dhe çatipunuesit, ndërsa më pak tek marangozët.

"Për trajnime për efikasitet energjetikë në pesë fusha kyçe u paraqitën 1.146 punëtorë, ndërsa të certifikuar ishin edhe 200 trajnues. Një nga inovacionet, që është risi për Maqedoninë, por edhe për shumë vende anëtare në BE, është vendosja e sistemit për njohjen paraprake të aftësive dhe cilësive të punëtorëve, proces që u zbatua në dhjetor të vitit 2015 dhe në janar 2016, theksoi udhëheqësja e projektit Jadranka Arizankovska.

 Hulumtimet në kuadër të projektit treguan se në Maqedoni i nevojiten 9.600 deri në 16.000 punëtorë për ndërtimin e objekteve efikase energjetike. Me planifikimin e aktiviteteve të cilat, siç paralajmëruan organizatorët, do të vazhdojnë, deri në vitin 2020 duhet të formohen kapacitetet (trajnues) për kualifikim vjetor të 1.000 deri më 1.500 punëtorëve, kundrejt mundësisë fillestare prej maksimum 300.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail