Kuvendi debaton për Propozim-planin financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitin 2016

Shkup, 12 shkurt 2016 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 91-të debaton për Propozim planin financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Deputetët e opozitës konsiderojnë se është i paarsyeshëm plani i tillë financiar, sepse siç thanë, Komisioni rregullator për energjetikë nuk arriti të ndërtojë kapacitet dhe autoritet të tij.

"Më të rëndësishme janë interesat e kapaciteteve energjetike, kompani, ndërsa më pak interesat e qytetarëve. Qytetarët paguajnë për 70 për qind çmim më të lartë për energji elektrike", thanë deputetët e opozitës. Sipas tyre, Komisioni rregullator duhet të kujdeset dhe t'i mbrojë të drejtat e qytetarëve e jo të punojë në interes të monopoleve.

Marijanço Nikollov nga LSDM-ja tha se në dhjetë vitet e fundit në Maqedoni nuk është ndërtuar asnjë objekt energjetik, ndërsa para, siç tha, shpenzohen për monumente, fasada, ura...

Deputetët nga shumica qeveritare thanë se do ta mbështesin planin financiar. Sipas tyre, fjalimet e tilla të deputetëve të opozitës janë populizëm i pastër para zgjedhjeve.

Bllagoja Despotoski nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se është e nevojshme të gjithë të mendojnë për efikasitet energjetik dhe për kursim të energjisë elektrike sepse, siç tha, në periudhën e fundit te ne energjia elektrike është shpenzuar për gjithçka dhe jo siç duhet.

Deputetët në fillim të seancës së sotme miratuan 17 ligje, të propozuara nga Qeveria të shqyrtohen me procedurë të shkurtuar.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski për orën 15 e 30 minuta e paralajmëroi seancën e 93-të. pas përfundimit të saj, deputetët do të vazhdojnë me seancën e 91-të.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail