Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti ua uron 7 Marsin të gjithë punonjësve në arsim

Shkup, 7 mars 2016 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti me rastin e 7 Marsit uroi të gjithë arsimtarët dhe punonjësit në arsim.

"Të dashur arsimtarë dhe punëtorë të arsimit, 7 Marsi, një ditë e madhe dhe e bekuar për ne, për paraardhësit tanë por edhe për brezat që do vijnë, është një ditë e cila me krenari e pietet na kujton plejada të tëra mësuesish të cilët me përkushtim e vetëmohim arsimuan e edukuan shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike.

Sot, kur këtë ditë e festojmë me manifestime të shumta, duke iu gëzuar sukseseve të pamohueshme që po arrijmë, ne zotohemi se për jetësimin e idealeve të shenjta të këtyre pishtarëve të dijes, të kulturës e arsimit, do të punojmë edhe më shumë, pa kursyer as veten dhe as mundësitë që i kemi.

Andaj, duke Ju dëshiruar suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, të gjithë arsimtarëve shqiptarë, kudo qofshin ata, urime festa e “7 Marsit” – Ditës së mësuesit", shkruan në urimin e Mexhitit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail