Nuk ka hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve të rinj në kufirin jugor

Gjevgjeli, 9 mars 2016 (MIA) - Në Qendrën Transite të Pranimit "Vinojug" në Gjevgjeli  më shumë se 50 orë nuk ka hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve të rinj pasi që ruta ballkanike e refugjatëve praktikisht mbeti e mbyllur pas paralajmërimit të Sllovenisë, ndërsa pastaj edhe të Kroacisë dhe Serbisë, se nuk do të pranojnë refugjatë pa viza valide dhe pasaporta sipas vendimit për zbatimin e regjimit të ri në zonën e Shengenit, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Gjevgjelia.

Me këtë fluksi i parregullt i refugjatëve nëpër rutën perëndimore ballkanike ka përfunduar. Maqedonia nga ana e saj, ashtu siç deklaroi paraprakisht ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, të gjitha masat do t'i miratojë me BE-në dhe në mënyrë reciproke do t'i zbatojë në kufirin e saj jugor dhe verior.

Shiu i cili gjatë natës ka rënë vetëm plotësisht i vështirëson kushtet e punës së policisë kufitare dhe të refugjatëve të cilët nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre të arrijnë deri në Gjermani.

Liderët e BE-së dhe Turqisë më 7 mars arritën marrëveshje në Bruksel për zgjidhjen e përbashkët të krizës migruese. Ata lanë dhjetë ditë hapësirë të gjejnë zgjidhje finale dhe të përhershme, e cila do të miratohej në Samitin e paralajmëruar për më 17 mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail