KE: Maqedonisë i janë ndarë 50 milionë euro ndihmë për refugjatët

Bruksel, 14 mars 2016 (MIA) - Komisioni Evropian sot theksoi se Republikës së Maqedonisë, si vend që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian i janë ndarë 50 milionë euro ndihmë nga ana e Unionit për përballje me krizën e refugjatëve, me atë rast, duke aryetuar në hollësi si, për çka dhe kujt i janë ndarë këto mjete, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Ky arsyetim i hollësishëm i Qeverisë joformale tl BE-së vjen si përgjigje ndaj deklaratës së kohëmëparshme të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov se "BE-ja nuk ka ndarë asnjë cent për Maqedoninë" lidhur me problemin me refugjatët.

Sipas Brukselit zyrtar, mbështetje të rëndësishme nga ana e Komisionit evropian u sigurohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe për Maqedoninë, që sipas tyre e plotëson ndihmën e dhënë Greqisë.

"Mbështetja e plotë për IRJ të Maqedonisë për aktivitetet lidhur me migrimin dhe menaxhimin e kërkesave të refugjatëve dhe menaxhimit kufitar, si në të kaluarën, ashtu edhe sipas së planifikuarës - paraqet pothuajse 50 milionë euro. Këto mjete janë dedikuar për rinovim të stacioneve të policisë nëpër kufij, luftë kunëdr tregtisë me njerëz dhe përforcim të kapaciteteve të policisë për menaxhim kufitar", theksojnë nga Komisioni evropian.

Sipas Qeverisë joformale të BE-së, mbështetja e mëtutjeshme financiare nga BE-ja planifikohet për Maqedoninë me qëllim që t'i ndihmohet në zbatimin e politikës së vet migruese përmes numrit të madh të aktiviteteve të ndryshme, përfshirë edhe përmes përmirësimit të infrastrukturës, pajisjes dhe mbështetjes kompjuterike për funksionim të drejtë të politikës së shtetit për azil dhe migrim. Gjithashtu, sipas Brukselit zyrtar, këto mjete janë edhe për përforcimin e funksionimit të politikës së vizave, luftës kundër tregtisë me njerëz dhe mbështetjes për viktimat kundër tregtisë me njerëz dhe dhunë, si dhe për përmirësimin e klushteve në stacionet policore dhe përforcimin e kapaciteteve për trajnim dhe arsimim në sferëçn e punëve të brendshme.

"Posaçërisht prej fillimit të krizës së refugjatëve në verën e vitit 2015, 16 milionë euro, prej të cilave 10 milionë në shkurt janë ndarë për t'i ndihmuar IRJ të Maqedonisë që t'i përmirësojë sistemet e veta për menaxhim kufitar dhe migrues në kontekst të krizës së refugjatëve. Kjo përfshin kontrolle sistematike kufitare dhe mbikëqyrje kufitare, identifikim dhe regjistrim të shtetasve të vendeve të treta që e kalojnë kufirin në mënyrë të rregullt dhe jo të rregullt dhe luftë dhe përballjes së kontrabandës së migrantëve, tregtisë me njerëz dhe krimit tejkufitar me respektim të plotë të sundimti të së drejtës dhe të drejtave themelore", theksojnë nga Eurokomisioni.

Lidhur me ndihmën humanitare të BE-së që është paraparë për vendet nga Ballkani Perëndimor për krizën e refugjatëve është sigurimi i njerëzve që kanë nevojë për strehim të përkohshëm, ushqim, mbrojtje shëdnetësore, e posaçërisht mbrojtja e fëmijëve në Serbi dhe Maqedoni.

"Ndihma e përgjithshme humanitare e BE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor në kontekst të krizës së refugjatëve paraqet 21,74 milionë euro. Kjo përfshin 13 milionë euro të kumtuara më 10 dhjetor të vitit të kaluar, prej të cilave 2,5 milionë euro për UNHCR-në dhe plotësisht tre milionë euro që do tëp kontraktohen para 15 marsit për dërgesë të strehimit të përkohshëm, shujtë e ngrohtë dhe mjete dhe shërbime të tjera për mbrojtje të refugjatëve dhe migrantëve në lëvizje apo atyre që janë ngujuar. Deri më tani, prej 21,74 milionë euro, tashmë janë ndarë 11,24 milionë euro prej të clave tetë milionë euro për Serbinë dhe 3,1 milionë euro për IRJ të Maqedonisë", theksojnë nga Komisioni evropian.

Në Komision potencojnë se "financimi kanalizohet përmes organizatave kyçe humanitare të partneritetit dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara", siç janë UNICEF-i dhe UNHCR-ja, e të cilat, sipas Brukselit zyrtar janë aktive në këto vende. Me atë rast, ka fokus të veçantë për mbështetje ndaj më të ndjeshmëve gjatë periudhpës së dimrit.

Gjithashtu, në fillim të këtij viti, mandati për fond rajonal të BE-së, si përgjigje ndaj krizës në Siri është zgjeruar në mënyrë që të punojë edhe në Ballkanin Perëndimor. Ky Fond, sipas KE-ës, tani mund t'u ndihmojë autoriteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor për prëgjigje ndaj elasticitetit nga nevojat për migrantët dhe refugjatët në territorin e këtyre shteteve.

"Ky Fond ka për qëllim të sjellë më tepër përgjigje koherente dhe të integruar të BE-së lidhur me krizën për bashkim të instrumenteve të ndryshme financiare dhe kontributi nga vendet-anëtare të BE-së dhe nga donatorët ët jerë në një mekanizëm të vetëm fleksibil dhe të shpejtë. Kjo është për zgjidhje në afat më të gjatë të nevojave elastike kryesisht për refugjatët nga Siria, si dhe për komunitetet-nikoqire dhe administratorët e tyre", potencojnë nga KE-ja.

Kjo masë rajonale e Bashkimit Evropian bisedohet me palët e ndryshme të involvuara dhe sipas KE-së pritet të lansohet gjatë javëve në vijim.

Lidhur me atë se ku shkojnë paratë që BE-ja i dedikon si ndihmë për Maqedoninë dhe vendet e tjera jo të BE-së, përgjigjet zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç:

"Duhet të gjithë të jenë të vetë[dijshëm për një gjë të rëndësishme, e ajo është se rregullat për atë se si ne i shfrytëzojmë paratë të tatimpaguesve janë mjaft të rrepta. Ne vetëm nuk i vendosim paratë e BE-së në llogaritë bankare qeveritare. Ne i mbështesim apo sigurojmë fond me pajisje për aktivitetet në bazë të nevojave të identifikuara", është decide Kocijançiç.

Zëdhënësi i parë i KE-së, greku Margaritis Shinas, ndërkaq, sot theksoi se është e qartë se Greqia është vendi që është përballur me problemin e madh të krizëps së refugjatëve, e jo Maqedonia.

"Nëse shikohet situata tani dhe nëse shihni se nga cila anë e kufirit nevojitet më shumë ndihmë, përgjigja është e dukshme. Nuk është e imja të potencoj se ku është problemi dhe ku janë njerëzit të cilëve u nevojitet ndihma. Të gjithë kemi privilegj ta shohim atë. Ky është proces që po zhvillohet edhe kur situata është më ndryshe dhe ka lëvizje nëpër IRJ të Maqedonisë dhe të gjitha shtetet e tjera të rutës ballkanike, ne kemi kumtuar shumënherë se sa para kemi dhënë për mbështetje, si IRJ të Maqeodnisë, ashtu edhe vendeve të tjera. Mos dyshoni se tani situata ka ndryshuar", potencon zëdhënësi Shinas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail