Migrantë nga Idomeni janë munduar të hyjnë në Maqedoni

Gjevgjeli, 10 prill 2016 (MIA) - Tre grupe refugjatësh mirë të organizuar  nga kampi i egër në rajonin kufitar grek Idomeni, sor rreth orës 01:30, janë munduar ilegalisht ta kalojnë kufirin e Maqedonisë me Greqinë në tre vende të ndryshme  nga guri kufitar 59 drejt fshatit Moin, deklaruan për MIA-n nga QMK rajonale në Gjevgjeli, ndërsa informatën e konfirmoi edhe udhëheqësi i QTP Gjevgjeli, Zoran Llazarovski.

"Tre grupe migrantësh të cilët një kohë më të gjatë kanë qëndruar në kampin e paligjshëm në Idomeni  të përbërë prej 500 deri në 700 njerëz, njëkohësisht kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin duke e dëmtuar rrethojën mbrojtëse  në tre vende   nga guri kufitar 59 drejt Moinit. Me intervenimin në kohë të forcave tona të sigurisë  të cilët përdorën shok bomba dhe bomba me gaz, si dhe me intervenimin e policisë greke, grupet janë penguar në qëllimet e tyre dhe ishin kthyer sërish në kampin në Idomeni", tha Llazarovski.

Për momentin situata në kufi që e mbrojnë forcat e përforcuara të policisë dhe  armatës është stabile dhe e qetë, ndërsa refugjatët janë kthyer në kampin në Idomeni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail