Maqedonia ka të drejtë ta kontrollojë kufirin e vet në pajtim me standardet ndërkombëtare

Berlin, 11 prill 2016 (MIA) - Zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefan Zajbert sot i hodhi poshtë pretendimet e një pjese të mediave të cilat kërkojnë që Berlini ta kritikojë Maqedoninë për aksionin në të cilin nëpunësit kufitar të Maqedonisë i penguan refugjatët nga kampi i tyre në Idomeni të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Sipas pozitave të Berlinit, çdo shtet duhet që kufijtë e vetë t'i mborjë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Në një pyetje të drejtpërdrejtë nëse Gjermania do ta dënojë përdorimin e plumbave të gomës dhe gazin lotsjellës kundër refugjatëve, Zajbert deklaroi se tentimet e refugjatëve për ta kaluar kufirin është zgjidhje e cila nuk jep shpresë, ndërsa kontrolli i kufijve ndërkombëtare në çdo vend duhet të jetë në kuadër të standardeve ndërkombëtare.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Berlini është i shqetësuar për kushtet e rënda për akomodimin e refugjatëve në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për tensionet në linjën kufitare në dy ditët e fundit.

Gjermania është destinacioni më i shpeshtë u refugjatëve të cilët deri më tani kanë kaluar përmes Rutës ballkanike dhe cak i dhjetëra mijëra refugjatëve të cilët gjendet në territorin grek dhe ende shpresojnë të hyjnë në territorin e BE-së përmes Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail