Ivanov për TV grek Mega: BE t'i ndihmojë Greqisë për ta zbrazur kampin në Idomeni

Shkup, 12 prill 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian t'i ndihmojë Greqisë për ta zbrazur kampin në Idomeni, kërkoi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizion grek Mega, pas incidentit të së dielës në kufirin jugor dhe tentimin e grupit të madh të migrantëve me dhunë të hyjnë në Maqedoni.

"Institucionet e Maqedonisë e ndërmorën gjithë atë që duhej të merret nga institucionet greke që të pengohet tentimi për hyrje masive të emigrantëve në territorin tonë. Kështu që i bëjmë thirrje BE-së që t'i ndihmojë Greqisë për ta zbrazur kampin në Idomeni prej ku vijnë kohëve të fundit të gjitha tentimet e paligjshme për kalim në territorin tonë dhe përgjatë korridorit i cili është mbyllur me vendim të Brukselit. Deri sa të ekzistojë ky vendim, ne do ta respektojmë dhe nuk do të lejojmë kalim të paligjshëm në territorin tonë. Nuk i ngjan një vendit-anëtar në BE dhe NATO, vend i cili ka marrë pjesë në bartjen e këtij vendimi për mbylljen e korridorit, të mos e respektojë këtë vendim dhe të lejojë të rrezikohet territori i shtetit të saj fqinj me kalim të ligjshëm të migrantëve", deklaroi presidenti Ivanov.

Theksoi se nga pala greke nuk ka pasur kurrfarë informacioni për ndodhitë në Idomeni dhe mundësi për incident.

I pyetur për reaksionet e autoriteteve greke pas incidentit të së dielës, Ivanov me qëndrim: "Ministria greke e Punëve të Jashtme në vend se të dërgojë demarsh duhej të na njoftojë për gjithë atë që ndodh me ditë të tëra në kampin Idomeni, nga ana e të ashtuquajturve vullnetarë - persona të cilët e kanë organizuar gjithë këtë dhe kanë ndarë afishe në gjuhën arabe dhe kanë kryer përgatitje për hyrje të dhunshme në territorin tonë", tha presidenti Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë në intervistë përkujtoi edhe në tentimin e fundit për hyrje të paligjshme të grupit më të madh të migrantëve në territorin e Maqedonisë, ndërsa theksoi edhe në barrën që vendi e mban në përballjen me krizën.

I pyetur për vlerësimin e nivelit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, Ivanov me koment se kriza e refugjatëve ka qenë një mundësi që marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë të jenë në nivel shumë më të lartë, sepse përballemi me një sfidë e cila i prek që të dy shtetet.

Por, kjo mundësi nga pala greke ishte lënë pas dore, edhe pse ende ekziston kohë. Masat e ashtuquajtura për ndërtim të besimit ndërtohen në aktivitete dhe ngjarje konkrete, e jo vetëm në masa burokratike dhe aktivitetet të cilat paralajmërohen, thotë presidenti Ivanov për Mega TV.

Në lidhje me aspiratat për anëtarësim në BE dhe në NATO, Ivanov i drejtpërdrejtë - Maqedonia i plotësoi obligimet, e ka rradhën BE-ja dhe NATO-ja.

"Sa i përket anëtarësimit tonë në NATO dhe BE, mund të them se Maqedonia gjithçka që ishte e nevojshme për t'u bërë anëtare e NATO-s e ka plotësuar në vitin 2008 kur Greqia atëherë na bllokonte dhe gjithçka që ishte e nevojshme për t'i filluan negociatat me BE-në ne e kemi arritur që në vitin 2009 kur e morën raportin e parë pozitiv dhe rekomandimin për t'i filluar negociatat. Kështu që sa i përket Maqedonisë dhe obligimeve të cilat duhet t'i plotësojë, Maqedonia i ka bërë. Tani e ka rradhën NATO-ja dhe Bashkimi Evropian t'i plotësojnë obligimet të cilat i kanë ndaj Maqedonisë", deklaroi presidenti Ivanov në intervistën për televizionin grek Mega.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail