UNITETI e vlerëson vendimin e Ivanovit skandaloz

Shkup, 12 prill 2016 (MIA) - UNITETI reagon ashpër ndaj vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgi Ivanov për falje të të gjitha strukturave politike që janë të dyshuar, nën hetime, apo të arrestuar për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, vjedhje të zgjedhjeve, keqpërdorim të pushtetit, malverzime finansiare, diskriminim ndaj qytetarëve vetëm për shkak të përkatësisë etnike, partiake etj. duke u montuar edhe raste të rënda, duke i burgosur dhe duke i vrarë.

"Me këtë veprim kriza e thellë politike në vend rrezikon ta shpiejë vendin tonë drejtë kaosit të përgjithshëm dhe përjashtimit të sistemit juridik në tërësi. Pas ditës së sotshme nuk ka asnjë arsye që qytetarët tjerë të qëndrojnë në burgjet e vendit.

UNITETI i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe SHBA-së të ndërhyjnë urgjentisht në parandalimin e eskalimit të situatës në vend. Thërrasim qytetarët pa marrë parasysh përkatësisë etnike e partiake, të ruajnë gjakftohtosinë dhe në mënyrë demokratike dhe të civilizuar t’i thonë 'Jo' rrënimit të demokracisë dhe të shtetit tonë", thuhet në reagimin e UNITETIT.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail