Ambasada e Gjermanisë: Parimi i qeverisjes të të drejtës të respektohet nga të gjitha palët

Shkup, 13 prill 2016 (MIA) - Qeveria federale gjermane është thellë e shqetësuar për paralajmërimin e djeshëm të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe pret që parimi i qeverisjes të të drejtës të respektohet nga të gjitha palët, theksohet në kumtesën e Ambasadës së Gjermanisë.

"Shpresojmë se situata në shtet dhe në shoqëri në mënyrë ligjore dhe politike nuk do të ashpërsohet më tej dhe se siguria publike do të ruhet. Përveç kësaj, Qeveria federale shpreson në sqarim të shpejtë të çështjeve ligjore dhe politike, të cilat dalin nga paralajmërimi i presidentit të shtetit", qëndron në kumtesë.

Me rëndësi të veçantë është, siç theksohet, Prokuroria Speciale Publike, siç është paraparë me Marrëveshjen e Përzhinës, të mund pa pengesa ta vazhdojë punën e saj të jashtëzakonshme për stabilizim institucional të sistemit shtetëror, i cili vlerësohet shumë nga pjesa e madhe e shoqërisë së Maqedonisë dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

"Përveç kësaj, të gjitha partitë duhet t'i përforcojnë përpjekjet e tyre për krijimin e minimum parakushteve për zgjedhje, të nevojshme për standardet evropiane", qëndron në kumtesën e ambasadës gjermane,.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail