Opozita shtroi iniciativë për impiçment të Ivanovit

Shkup, 13 prill 2016 (MIA) - Grupi i deputetëve i LSDM-së sot në Kuvend shtroi iniciativë për procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë për presidentin Gjorge Ivanov, i cili dje shpalli abolim për të gjithë politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre të akuzuar dhe të dënuar në rastet e lidhura me materialet nga bisedat e përgjuara.

"Me amnistinë e, siç tha ai, të tij të përgjithshme të politikanëve, Gjorge Ivanov u bë mbrojtës i kriminelëve, e shkeli Kushtetutën, ligjet dhe dinjitetin e qytetarëve që është barabartë me grusht shtet. Në mënyrë shtesë i shkaktoi goditje vdekjeprurëse marrëveshjes së Përzhinës", tha koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski.

Iniciativa, sipas tij, deri tani u nënshkrua nga 37 deputetë, ndërsa në deklaratë të dhënë para ndërtesës së Kuvendit, Sugarevski u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që ta përkrahin këtë iniciativë dhe, siç tha, të ndërmarrin hap për kthimin e rendit kushtetuesnë Republikën e Maqedonisë.

"Dje  VMRO-DPMNE-ja kumtoi se nuk pajtohet me vendimin e Ivanovit, e nëse është kjo ashtu, atëherë u bëj thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të vijnë në Kuvend dhe ta nënshkruajnë propozimin. Në të kundërtën do të konfirmojnë se bëhet fjalë për marrëveshje mes tyre dhe Ivanovit", tha Sugarevski.

Sipas koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, Ivanov krijon diskriminim dhe kryen ndarje të politikanëve, të paprekshëm të cilët dëshiron t'i lirojë nga përgjegjësia për vepra të rënda penale, dhe qytetarëve tjerë, njerëz të rëndomtë të cilët i nënshtrohen dënimeve për vepra të vogla penale. 

Sugarevski pohon se se edhe krahas asaj që në Parlamenti veçmë është shpërndarë, mundësi të rregullores për konvokimin e seancës ka dhe se për këtë nevojitet vetëm të ketë vullnet politik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail