PS-ja e mbështet vendimin e presidentit Ivanov

Shkup, 13 prill 2016 (MIA) - Partia socialiste (PS) e mbështet vendimin e presidentit Ivanov për nënshkrimin e aktit të përgjithshëm për amnisti, kërkon të gjithë qytetarët të bashkohen në mbrojtjen dhe rruajtjen e shtetit dhe potencoi se që nga fillimi janë kundër përzierjes së faktorëve të huaj në, siç thonë, "gjoja zgjidhjen e situatave në të cilat është pjesëmarrësi".

"Paralajmëruam për të gjitha rreziqet në të cilat është ekspozuar vendi me destabilizimin e saj dhe për pasojat nga ai, të studiuara nga ngjarjet historike të cilat çdoherë ishin në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë. Në kushte kur kanë funksionuar të gjitha institucionet shtetërore dhe kur pushteti gjyqësor pa pengesa punon nuk mund të flitet për krizën politike", tha sekretari i përgjithshëm i PS-së Lupço Dimovski në konferencën e  sotme për shtyp dhe theksoi se e mbështesin vendimin e presidentit Ivanov.

Vendimi, shtoi, paraqet mundësi legjitime, kushtetuese dhe ligjore dhe t[ë drejtë të institucionit President.

Njëkohësisht, theksoi, në vend të përzierjes së ashpër në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur, kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare bashkëpunim dhe mbështetje ekonomike dhe politike me hapjen e dyerve për anëtarësimin në NATO dhe në BE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail