Cërvenkovski kërkon të largohet emri i tij nga vendimi i Ivanovit

Shkup, 13 prill 2016 (MIA) - Ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë Branko Cërvenkovski dërgoi letër deri te presidenti aktual i shtetit Gjorge Ivanov në të cilën kërkon urgjentisht ta ndryshojë vendimin për ndërprerjen e procedurave kundër të gjithë politikanëve të përfshirë me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve dhe në të cilin përmendet edhe emri i tij.

Ai e vlerëson vendimin e Ivanovit të publikuar në numrin e djeshëm të gaztës zyrtare të RM-së, si vendim antidemokratik, antiligjor dhe antishtetëror, i cili sipas përmbajtjes dhe sipas qëllimit të tij, thotë, është turpshëm dhe në kundërshtim me mendjen e shëndoshë.

"Edhe pse nga ana juaj nuk mund asgjë të më befasojë, megjithatë isha i habitur kur atje e pash emrin dhe mbiemrin tim. As që ka çfarëdolloj baze për diçka të tillë (kundër meje nuk udhëhiqet kurrfarë procedure),  por çka është edhe më e rëndësishme as nga ju as nga cilido tjetër, as nuk kërkoj, as nuk pranoj çfarëdo falje. Prej këtu ju bëj thirrje urgjentisht ta ndryshoni vendimin dhe ta largoni emrin dhe mbiemrin tim nga ai", qëndron në letër.

Cërvenkovski, njëherit shpreh shpresë se edhe të gjithë të tjerët, emrat e të cilëve janë përmendur në këtë, siç thotë, vendim skandaloz të Ivanovit me indinjatë do ta refuzojnë "faljen" e tij dhe se do të tregojnë pak moral dhe dinjitet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail