Protestë para Zyrës popullore të Ivanovit në Shkup

Shkup, 13 prill 2016 (MIA) - Në organizim të nismës qytetare "Protestoj" sonte në qendër të Shkupit mbahet protestë në shenjë revolte nga vendimi i djeshëm i presidentit, Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lidhur me përgjimin dhe krizën politike.

Protesta filloi para Prokurorisë Publike Speciale në shenjë mbështetjeje për punën e tij, ndërsa vazhdoi para Zyrës popullore të Presidentit, në të cilën pjesëmarrësit kanë gjuajtur vezë dhe gurë. E kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov, ngrirjen e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe formimin e Qeverisë eksperte e cila do të organizojë zgjedhje korrekte, demokratike dhe kredibile.

Forcat policore janë sistemuar në rrugën midis Zyrës dhe Kuvendit të RM-së, ku mbahet protestë në organizim të Lëvizjes qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM).

Pas vendimit të presidentit Ivanov dje pati protestë para Qeverisë, ndërsa qytetarët protestuan edhe para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe Zyrës popullore të presidentit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail