Dymbëdhjetë të arrestuar, një gazetar dhe fotoreporter të lënduar, është bilanci nga protestat

Shkup, 14 prill 2016 (MIA) - Dymbëdhjetë të arrestuar dhe një gazetar i lënduar është bilanci nga protestat që u mbajtën mbrëmë para dhe në afërsi të Zyrës popullore të presidentit Gjorge Ivanov në Shkup, në organizim të iniciativës civile "Protestoj", konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

Sipas dëshmitarëve okularë, në parregullsitë që kanë ndodhur ka edhe të lënduar të tjerë, midis të cilëve edhe një fotoreporter.

Demonstruesit mbrëmë e demoluan Zyrën popullore të presidentit Ivanov në qendër të Shkupit. Janë thyer dritare dhe mobiljet nga zyra, ndërsa është dëmtuar edhe ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë.

Protestuan në shenjë revolte nga vendimi i presidentit për ndërprerje të përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të përfshirë me përgjimet dhe krizën politike.

Paraprakisht demonstruesit ishin para Kuvendit, ndërsa policia i pengoi të drejtohen drejt selisë së VMRO-DPMNE-së. Kërkuan dorëheqjen e presidentit Ivanov, ngrirje të aktiviteteve për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor dhe formim të Qeverisë eksperte e cila do të organizojë zgjedhje korrekte, demokratike dhe kredibile.

Protesta filloi në orën 18:00 para Prokurorisë speciale publike në shenjë të mbështetjes së punës së tyre, pas çka vazhdoi para Zyrës popullore të Ivanovit e deri te Kuvendi.

Njëkohësisht, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pastaj edhe para selisë së LSDM-së opozitare u mbajtën protesta të qeta në organizim të Lëvizjes civile për mbrojtje të Maqedonisë (LCMM), në shenjë të pakënaqësisë nga vendimi i Ivanovit që të falen kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe i pandehuri në rastin "Puç", Zoran Verushevski, të cilët sipas tyre, me përgjimin e kanë rrezikuar sigurinë e shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail