Verifikohet nëse një aeroplan grek ka hyrë në hapësirën ajrore të Maqedonisë

Shkup, 14 prill 2016 (MIA) - Autoritetet ajrore të Maqedonisë dhe insitucionet kompetente verifikojnë nëse mëngjesin e sotëm nga ora 10:30 deri në 10:50 një aeroplan ushtarak grek ka hyrë në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë.

Në afërsi të kufirit Maqedoni-Greqi, janë vërejtur vizualisht aeroplanë grekë të cilët kanë fluturuar mbi Idomeni, por në bazë të vëzhgimit vizual nuk mund të vërtetohet nëse dhe sa njëri prej aeroplanëve ka hyrë në territorin e Maqedonisë pa matje precize nga institucionet kompetente, sqarojnë nga ARM për MIA-n.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Gjevgjelia, disa aeroplanë grekë dhe katër helikopterë në periudhën e caktuar në tre raste kanë fluturuar mbi kufirin në pjesën e kampit Idomeni me qëllim që të kryejnë presion mbi refugjatët, në kuadër të stërvitjes së tyre ushtarake "Stuhia".

Stërvitja, sipas mediave greke, është paralajmëruar si përgatitje për sistemim të ushtarëve për mbrojtje të kufirit Maqedoni-Greqi, të cilët do të ishin logjistikë për pastrimin e kampit në Idomeni dhe dislokimi i refugjatëve në qendrat e pranimit në brendësinë e Greqisë.

Qytetarët e Gjevgjelisë dhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët kanë ardhur sot në treg në Gjevgjeli janë parë dukshëm të shqetësuar dhe të frikësuar nga fluturimi i aeroplanëve grekë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail