Pesë sindikata në LSM nuk dakordohen me vendimin e Ivanovit

 Shkup, 14 prill 2016 (MIA) - Pesë degë sindikale pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë sot njoftoi se distancohen  nga qëndrimi i shprehur nga ana e SASHK-ut se e mbështesin vendimin e presidentit Gjorge Ivanov.

Në kumtesën e nënshkruar nga sindikatat e SIEM, DOGJSH, SHTKOZ, SMS dhe Sindikata e pavarur e punonjësve nga energjetika dhe ekonomia thuhet se presidenti Ivanov disa herë me veprimet e tij ka treguar se nuk mund pozitisht të ndikojë në daljen nga kriza politike.

"Me vendimet për abolim që e miratoi në mënyrë shtesë u rrit konfrontimi mes qytetarëve, posaçërisht mes maqedonasve. Gjithashtu përfaqësues të caktuar të bashkësisë ndërkombëtare me qëndrimet e tyre të pasakta apo të pa mjaftueshme krijon konfuzion shtesë për ç’arsye vlerësojnë se rekomandimet e tyre nuk duhet të merren si të tilla", thuhet në kumtesë.

Ata kërkojnë krijim të konsensusit më të gjerë dhe më të përgjithshëm për të gjitha çështjet e hapura me kyçje të të gjithë faktorëve relevant në shtet siç janë partitë politike, organizata joqeveritare dhe shoqatat e qytetarëve, sindikata, opinion akademik, asocionet e gazetarëve dhe të tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail