Lidington: Presidenti Ivanov ta ndryshojë vendimin për falje

Shkup, 14 prill 2016 (MIA) - Ministri britanik për Evropë Dejvid Lidington i bëri thirrje presidentit Gjorge Ivanov ta ndryshojë vendimin për abolim dhe amnisti.

"Vendimi i presidentit nga 12 prilli, t'i falë personat për të cilët për momentin zhvillohen hetime për keqpërdorime është jashtëzakonisht shqetësuese. Ky vendim i mbron personat zyrtar dhe ish ministrat e akuzuar për korrupsion dhe pamundëson e drejta të arrijë deri te qytetarët e Maqedonisë," theksohet në deklaratën me shkrim të Lindigtonit, që deri te mediat e dërgoi Ambasada britanike në Maqedoni.

Sipas ministrit britanik për Evropë, të dhënat për materialet e përgjuara nga viti i kaluar hapën shumë çështje për sundimin e së drejtës dhe besueshmërinë zgjedhjeve.

"Këto të dhëna tërësisht  duhet të hulumtohen nëpër proces adekuat juridik, që Maqedonia të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për krizën aktuale politike. I bëj thirrje presidentit të Maqedonisë të gjejë mënyrë për ndryshimin e vendimit",  thekson Lindigton.

Maqedonia përkujton ai, duhet të ketë zgjedhje më 5 qershor.

"Seriozisht jemi të shqetësuar për shkallën e gatishmërisë për zgjedhjet e parakohshme, listën zgjedhore të papastruar mjaftueshëm, pa progres në reformat mediale dhe denoncime për frikësime. Shpresojmë se  çfarëdo protestash publike do të zhvillohen pa dhunë", thotë ministri britanik.

Lidington, siç thekson, ka biseduar me kryetarin e partisë në pushtet VMRO-DPMNE Nikolla Gruveskli më 13 prill që qartë ta theksojë shqetësimin e tyre dhe  thirrjen për veprim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail