Stavreski: Dyert për financim nga institucionet ndërkombëtare i kemi të hapura

Shkup, 26 prill 2016 (MIA) - Dyert e institucioneve financiare ndërkombëtare për Maqedoninë nuk janë të mbyllura, edhe pse disa media këtë e pohojnë. Maqedonia ka marrëdhënie të mira me të gjithë institucionet financiare ndërkombëtare, si me Bankën Botërore, ashtu edhe me Bankën Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim, FMN-së dhe Bankën Investuese Evropiane, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski.

Në një intervistë për TV Nova thotë se të gjitha dyert për financim të projekteve të mira janë të hapura dhe nuk ka informatë se ka çfarëdo lloj rezervë nga ana e tyre në pikëpamje të financimit të nevojave investuese të Maqedonisë.

Sipas tij kriza politike e cila tashmë një kohë të gjatë e mban vendin peng, është e dukshme se është përcjellur me luftë propaganduese në të cilën përhapen informata të ndryshme jo të plota dhe dezinformata.

"E atillë ishte edhe informata që prej disa ditëve doli në opinion, ndërsa u dedikohet mjeteve që Banka Botërore na aprovon në janar të këtij viti. E vërteta se bordi i Bankës Botërore në fillim të janarit e aprovon kredinë për mbështetje të komunave për Maqedoninë në vlerë prej 28 milioonë dollarë amerikanë. Në këtë periudhë zgjedhjet ishin të planifikuara për më 24 prill, ndërsa për shkak se 60 ditë para kësaj paraqitet periudhë e qeverisë teknike, gjegjësisht shpallen zgjedhjet, me bankën Botërore u dakordua, që kredia të bëhet efektive menjëherë pas zgjedhjeve. Të njejtën e bën Banka Botërore dhe me vende të tjera në situata të ngjashme", shpjegoi Stavreski.

Sipas tij, kjo informatë është bërë e ditur që në janar, dhe në disa media u publikua, ndërsa tani, me qëllim që të potencohet kjo se gjoja vendit i kufizohen mjetet financiare, riciklohet dhe fitohet dimension më ndryshe.

"Informatat e para që dolën në disa media ishin se Banka Botërore e ndërpret financimin e Maqedonisë. Kjo nuk është e saktë. Ajo veçmë e aprovoi kredinë që duheshte të jetë efektive pas zgjedhjeve. Pastaj, ne i anuluam zgjedhjet, ndërsa ky është problem i ynë i brendshëm, nga arsye politike ato u anuluan nga prilli për në qershor. Nuk janë ndërprerë financimet e përgjithshme të bankës Botërore dhe FMN-së", shpjegon Stavreski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail