Urim mga lideri i BDI-së me rastin e Pashkëve

Shkup, 1 maj 2016 (MIA) -  Lideri i Bashkimit Demiokratik për Integrim Ali Ahmeti me rastin Pashkëve u dërgoi urim të gjithë besimtarëve ortodoks.
 
"Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie, ceket në urim.

Në të shtohet se kënaqësia është e shumefishtë kur kujtoj se këtë urim ia dedikoj edhe një pjese të mozaikut religjioz shqiptar, shqiptarëve ortodoks në Maqedoni e gjetiu, atij mozaiku që prej shekujsh i jep botës një shembull të vlerave të mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve.

"Fryma e Pashkëve është ringjallja e jetës dhe shpresës. Sivjet, të gjithë ne po përballemi me vështirësi, kapërcimi i të cilave varet mbi të gjitha nga mirëkuptimi midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një të nesërme më të mirë. Qytetaret meritojnë edhe shpresën edhe jetën më të mirë", qëndron në kumtesë.

Në të uron që vitin e ardhshëm Pashkët të na gjejë më mirë.

Të gjithë besimtarëve ortodoks u dëshiron mirësi dhe lumturi në familje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail