Në muze vitin e kaluar 476.385 vizitorë

Shkup, 1 maj 2016 (MIA) - Në muze, vitin e kaluar ka pasur 476.385 vizitorë. Këtë e kumtoi Enti shtetëror i statistikave i Republikës së Maqedonisë.

Nga gjithsej 28 muze, sipas themeluesit, 19 janë muze publik (nacional), tetë janë publik (lokal) dhe një është privat, prëderisa sipas lëndës së punës, 18 janë të përgjithshëm dhe 10 të specializuar.

Në vitin 2015, muzetë kanë organizuar 102 ekspozita të veta, prej të cilave 85 janë organizuar nga ana e muzeve të përgjithshëm dhe 17 nga ana e muzeve të specializuar.

Muzetë disponojnë me 224.779 lëndë invetari, prej të cilave 36.980 janë ekspozuar në muzetë në vitin 2015. Përmbledhjet kanë disponuar me 222.850 lëndë inventari, prej të cilave 35.489 janë ekspozuar.

Të dhënat e Entit shtetëror të statistikave janë marrë nga pyetësorët e plotësuar për vitin 2015, që i kanë parashtruar 28 muze dhe 46 përmbledhje muzeore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail