Maqedonia e shënon Ditën botërore të astmës

Shkup, 3 maj 2016 (MIA) - Takim ekspert me temën "Strategjia për ballafaqim me astmën në Maqedoni" do të mbahet sot me rastin e Ditës botërore të astmës, në organizim të Shoqatës respiratore të Maqedonisë.

ISHP Klinika për pulmologji dhe alergologji, Shoqata e pulmologëve të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata e Maqedonisë për alergologji dhe imunologji klinike kyçen në shënimin e Ditës botërore të astmës me aktivitete të ndryshme dhe ligjërata në 20 qendra rajonale në Maqedoni.

Siç informojnë nga Shoqata respiratore e Maqedonisë, astma është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike në botë. Më shumë se 330 milionë njerëz në botë kanë astmë. Vlerësohet se numri i të sëmurëve nga astma do të rritet për më shumë se 100 milionë deri në vitin 2025.

Astma paraqet ngarkesë e madhe e shoqërive në nivel global. Janë regjistruar më shumë se 500.000 hospitlaizime dhe 250.000 raste të vdekjes në nivel botëror.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail