Në "Alo doktor" 1.468 thirrje për një javë

Shkup, 3 maj 2016 (MIA) - Në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor" (02/15 123) javën e kaluar janë regjistruar 1.468 thirrje, ndërsa nga hapja e linjës 90.596, kumtoi shtëpia shëndetësore Shkup.

Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit. Për këshillë mjekësore të qasshëm janë 25 mjekë. Thirrjet janë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

"Paraqitjet janë për spektrin e gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për presion të rritur të gjakut, kokëdhembje, ftohje, reagime të alergjisë,  kafshime nga insektet, dhimbje simptominale dhe këshilla lidhur me sëmundjet kronike dhe gjendjet e shkaktuara nga moti i ndryshueshëm.

Të gjithë atyre personave të cilët kërkuan këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi simptominale adekuate, kumtojnë nga Shtëpia shëndetësore Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail