KEMM: Gazetari profesionale për demokraci funksionale

Shkup, 3 maj 2016 (MIA) - Gazetaria profesionale është element thelbësor për demokraci funksionale dhe realizim të interesit dhe të drejtave të qytetarëve për qasje drejt informatave të vërteta dhe objektive, shkruan Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), me rastin e Ditës Botërore për Lirinë e Mediave.

"Qasja e përmirësuar e opinionit drejt informatave të tilla do të thotë edhe klimë e përmirësuar për zhvillim të lirë të veprimtarisë gazetareske, respektim të lirive dhe të drejtave themelore të mediumeve dhe mbrojtje e sigurisë së punonjësve medial", thekson KEMM.

Sipas Këshillit, pavarësia në veprimtarinë gazetareske, përveç që përfshin autonomi të gazetarëve dhe çlirimit nga ndikimet politike dhe afariste, nënkupton edhe ekzistim të mbështetjes së mekanizmave  të vetërregullimit dhe shkallë e kënaqshme e autonomisë profesionale.

"Në Deklaratën e Vindhukut, nga miratimi i së cilës këtë vit shënohen 25 vite, ceket se pavarësia njihet në prkatikimin e etikës në gazetari dhe në fuqinë e organizatave profesionale të gazetarëve dhe mediumeve në shoqëri. Tre elementet kyçe të Deklaratës së Vindhukut vazhdojnë të jenë aspekte të rëndësishme në punën e mediumeve, duke i mbuluar lirinë, pluralizmin dhe pavarësinë e të gjitha platformave mediale", qëndron në kumtesën e Këshillit.

Në konferencën e sivjetme të UNESKO-s në Helsinki, me rastin e shënimit të Ditës botërore të lirisë së mediumkeve, Këshilli për etikë në mediume i prezantoi të gjitha aktivitetet e veta të deritanishme dhe sfidat me të cilat përballet, duke u përfshirë edhe në diskutimet për përforcim të mëtutjeshëm dhe mbështetje të vetërregullimit në mediume.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail