Shefi i SHM-së së FA-së të Hungarisë për vizitë në ARM

Shkup, 4 maj 2016 (MIA) - Në vizitën zyrtare dyditëshe të Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë prej sot do të qëndrojë  shefi i Shtatmadhorisë (SHM) së Forcave të armatosura (FA) të Hungarisë  gjenerali Tibor Benko.

Delegacioni i FA të Hungarisë i shoqëruar nga ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Jozef Bence do të pritet me nderime të larta ushtarake nga ana e nikoqirit, shefi i SHM-së të ARM-së gjeneralnënkolonel Metodija Veliçkovski.

Siç është paralajmëruar, gjenerali Benko sot do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski.

Situata e sigurisë në rajon me përqendrim në krizën migruese, procesi i transformimit të ARM-së dhe pjesëmarrja në operacione për mbështetje të paqes, gjendja aktuale dhe avancimi i bashkëpunimit bilateral të armatës me ofrim të kapacitetve me të cilat disponon SHM-ja e RM-së dhe ARM-ja , janë tema në të cilat do të bisedohet në takime.

Shefi i SHM-së të FA i Hungarisë, gjatë qëndrimit në Republikën e Maqedonisë do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandat suprem i FA Gjorge Ivanov, ndërsa do ta vizitojë edhe poligonin e armatës "Krivollak" dhe karrakollin Bogorodicë në kufirin Maqedoni-Greqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail