OEMVP vazhdon karavnin e saj në Strugë

Strugë, 4 maj 2016 (MIA) - Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore këtë muaj vazhdon Karvanin e saj në Strugë, ku u takua me rreth 30 biznese që operojnë në këtë rajon.

Nëpërmjet organizimit të takimeve të tilla, OEMVP më nga afër njihet me problemet e kompanive anëtare në çdo komunë.

Drejtori Ekzekutiv Fatmir Bytyqi prezantoi aktivitetet, funksionin dhe rolin e Odës, si dhe shërbimet e reja që ofron Oda nga ky vit për anëtarët e saj, siç janë informatorët ligjor dhe ekonomik: Juris, Economicus dhe Dobia.

Mungesa e kuadrove profesionale në veprimtari të ndryshme, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë është një ndër temat që u diskutua si problematike në këtë rajon, por edhe mungesa e infrastrukturës në vendet rurale shihet si një ndër pengesat për zhvillimin e bizneve të vogla në rrethinën e Strugës.

Nënkryetari i OEMVP-së Mendi Qyra theksoi se Oda çdo vjet organizon dhe do të vazhdojë me takime të tilla me kompanitë, për t’u njohur me pengesat që ato hasin gjatë punës dhe prezantimin e propozimeve për zgjedhjen e tyre, njëherit për të parë çdo mundësi të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes.

Takimi i radhës, siç njoftojnë nga OEMVP, do të mbahet më 10 maj  në Manastir dhe 12 maj  në Dibër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail